Site icon Telegrafi

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi – Deri në orën 15:00, 35.1 për qind e qytetarëve kanë votuar

Kur kanë mbetur edhe katër orë deri tek mbyllja e qendrave të votimit në Mal të Zi, kanë dal edhe rezultatet e para se sa qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, deri në orën 15:00 votuan 35.1 për qind e votuesve ose rreth 190.750 qytetarë, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, në të njëjtën periudhë votuan 48.2 për qind e votuesve, raporton rtcg.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, 41.9 për qind e votuesve kanë hedhur votën e tyre në kuti.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 2023, 45.4 për qind e votuesve kryen obligimin qytetarë deri në orën 15:00 dhe 49.8 për qind në të dytin.

Qendrat e votimit janë hapur mëngjesin e sotëm në orën 07:00 dhe qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 20:00. /Telegrafi/

Exit mobile version