Në ditën kur po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka thënë se janë duke monitoruar situatën e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës, për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës.
Ai tha se fokusi është tek komunitetet joshumicë.
“Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për situata dhe koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, veçanërisht duke u fokusuar në komunitetet joshumicë”, ka thënë shefi i EULEX-it në Kosovë.
Elections are currently taking place in Kosovo. EULEX, through its ground patrols overseen by our Situation and Coordination Centre, is monitoring the security situation across Kosovo for a free exercise of the right to vote particularly focusing on the non-majority communities. pic.twitter.com/ZNK1un0TW5
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) February 9, 2025
Ai po ashtu theksoi se në mëngjes vizitoi Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u pritën në takim nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula.
“EULEX-i është i përkushtuar të monitorojë dhe mbështesë institucionet e RoL-së së Kosovës duke siguruar që secili mund të ushtrojë lirisht të drejtën e tij për të votuar”, ka shkruar Giovanni Pietro Barbano.
Very productive visit to the State Prosecutor’s Operations Room, chaired by Ms Laura Pula this morning where I met the ACSP Kelmendi and KPDG Hoxha. EULEX is committed to monitoring&supporting Kosovo RoL institutions ensuring that everyone can freely exercise their right to vote. pic.twitter.com/JqDEC9gnHV
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) February 9, 2025