Qytetarët e Zelandës së Re kanë dalë sot të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe në referendum sa i përket marihuanës dhe eutanazisë, kurse kryeministrja aktuale Jacinda Ardern, 40-vjeçe, i është futur garës për një mandat të dytë ku ka gjasa të mëdha të fitojë.
Anketat tregojnë se kryeministrja aktuale dhe partia e saj e punës po prijnë bindshëm kundër rivalit nga partia nacionale dhe njëherit presidentes së saj Judy Collins, transmeton Telegrafi.
Gjatë fushatës, qytetarët e Zelandës së Re e kanë pritur Ardernin sikur të ishte yll i Hollywood-it, e jo një politikane duke ia përmendur vazhdimisht suksesin që pati në luftimin e pandemisë së coronavirusit.
Nga futja e sistemit proporcional zgjedhor në Zelandën e Re para 24 viteve, asnjë parti nuk ka arritur e vetme të formoj qeverinë, por sipas analistëve, Ardern me partinë e saj në këto zgjedhje do të mund të korrte fitore bindëse, duke fituar shumicën në Parlament dhe të formoj e vetme qeverinë e re.
Qytetarët e këtij vendi do të deklarohen sot edhe rreth dy çështjeve – nëse janë pro legalizimit të marihuanës dhe eutanazisë. E anketat tregojnë se eutanazia do të mund të jetë legale, derisa sa i përket marihuanës janë paksa me skeptik. /Telegrafi/