Site icon Telegrafi

Zgjedhjet në Zimbabve, pozita dhe opozita shpallin fitoren (Foto)

Partia opozitare në Zimbabve, po pretendon se kandidati tyre për president Nelson Chamica i ka fituar zgjedhjet që u zhvilluan dje, megjithëse ende nuk ka asnjë rezultat zyrtar.

Lidhja Demokratike për Ndryshim, thotë se kandidati i tyre 40-vjeçar, e ka mundur presidentin në detyrë Emmerson Mnangagwa nga partia udhëheqëse ZANU-PF, ‘përtej çdo dyshimi të mundshëm’ duke u bazuar në rezultatet e vëzhguesve të tyre, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët opozitarë, thonë se rezultatet e këtyre zgjedhjeve, po vonohen qëllimisht nga qeveritarët, megjithëse rezultatet zyrtare do të jepen më 14 gusht. Derisa opozitarët ishin mbledhur para qendrës së partisë dhe po festonin, të njëjtën gjë ë bënë edhe mbështetësit qeveritarë, që u mblodhën në qendrën  e kryeqytetit Harare.

“Raportet nga terreni, thonë se kemi rezultate shumë të mira. Po presim në qetësi për rezultatet zyrtare, ashtu siç i parasheh kushtetuta” ka shkruar 75-vjeçari Mnangagwa në Twitter.

Këto janë zgjedhjet e para pas 40 vitesh në Zimbabve, që nuk përfshihet si kandidat edhe Robert Mugabe, themeluesi i shtetit që më pas u bë edhe diktator.

Gjendja e sigurisë raportohet e qetë edhe pse të dy taborët shpallën fitoren. /Telegrafi/

Exit mobile version