Telegrafi

Zgjedhjet në Spanjë: PP fiton më shumë ulëse, por jo shumicën

Partia Popullore (PP) e kryeministrit në detyrë Mariano Rajoy ka fituar shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare të Spanjës, por nuk ka arritur shumicën e nevojshme për ta formuar qeverinë.

Partia Socialiste PSOE është në vendin e dytë.

Ndërsa partia e krahut të majtë Unidos Podemos dhe ajo e qendrës së djathtë Ciudadanos janë në vendin e tretë dhe të katërt, raportojnë mediat e huaja.

Kryeministri dhe lideri i partisë fituese Mariano Rayoj ka deklaruar se pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve, ka kërkuar të drejtën për të qeverisur.

“Ne kemi fituar zgjedhjet, dhe ne kërkojmë të drejtën për të qeverisur”, tha ai për qindra mbështetësve që brohorisnin në një miting të fitores në Madrid të dielën në mbrëmje.

Rezultatet zyrtare i japin PP-së 137 vende në parlament, transmeton KosovaPress.

PP tani përballet me sfidën për të formuar qeverinë. Ajo ka nevojë për mbështetje nga numër i partitë e tjera për të arritur shumicën për formimin e qeverisë.