Bashkëshortja e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, Anita Muçaj-Haradinaj, ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.
Në momentin e hedhjes së votës, Anita është fotografuar nga mediet shqiptare ku duket të jetë në humor të mirë.
Me një ‘look’ të thjeshtë e syze në kokë, prezantuesja e njohur ka marrë vëmendje të madhe.
Duket se bashkë me të ka qenë edhe bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri pak më parë ka njoftuar se deri në ora 10:00 kanë votuar 16.67 për qind.
Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, të cilët përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. /Telegrafi/