Site icon Telegrafi

Zgjedhjet në Shqipëri, përleshje fizike mes vëzhguesve në Tiranë

Në shkollën “1 Maji” në Tiranë ku ndodhet dhe Komisioni Zgjedhor për Administrim Zonal (KZAZ) numër 30, ka pasur një përleshje fizike mes vëzhguesve.

Nga burimet e Euronews Albania, mësohet se dy vëzhgues të cilët ndodheshin brenda ambienteve të KZAZ-së janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas kanë tentuar të hyjnë dhe personat që ndodheshin jashtë këtyre ambienteve.

Në pamjet e siguruara nga ky televizion shihet momenti i përleshjes fizike mes vëzhguesve.

Exit mobile version