Fitorja e ngushtë e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden në Georgia është certifikuar zyrtarisht nga Sekretari Republikan i Shtetit, Brad Raffensperger.
Një vendim i tillë, sipas BBC, përcjell Telegrafi, vjen ndërsa përpjekjet ligjore të aleatëve të Donald Trump për të sfiduar humbjen e tij u hodhën poshtë në tre shtete të tjera.
Siç bëhet e ditur, demokrati mundi rivalin e tij republikan në Georgia me 12,284 vota, sipas kontrollit të kërkuar nga ligji i shtetit.
Z. Raffensperger të premten tha se ishte i zhgënjyer që partia e tij humbi, por që “numrat nuk gënjejnë”.
Sipas CNN, Biden pritet të marrë detyrën në janar si presidenti i 46-të i SHBA-së.
Dallimi i fitores së Biden në votime në përgjithësi qëndron në më shumë se 5.9 milionë.
Ndërsa fitorja e tij në sistemin e Kolegjit Zgjedhor të SHBA, i cili përcakton se kush bëhet president, parashikohet të jetë 306 me 232 – shumë më shumë se 270 që i duhen për të fituar. /Telegrafi/