Një aleat i presidentit amerikan Donald Trump, e ka nxitur këtë të fundit të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen ndaj Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ish-Guvernatori i New Jersey, Chris Christie, e quajti ekipin ligjor të Presidentit një “siklet kombëtar”.
“Sinqerisht, sjellja e ekipit ligjor të Presidentit ka qenë një siklet kombëtar”, u shpreh Christie.
Presidenti Trump ka refuzuar deri më tani të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, duke bërë pretendime për mashtrim të gjerë zgjedhor.
Shumë republikanë i kanë mbështetur përpjekjet e tij ligjore, por një numër i vogël por në rritje nuk iu nënshtruan këtyre përpjekjeve.
“Unë kam qenë një mbështetës i Presidentit. Votova dy herë për të. Por zgjedhjet kanë pasoja, dhe ne nuk mund të vazhdojmë të shtiremi sikur nuk ka ndodhur asgjë kur me të vërtet ka ndodhur”, tha ish-Guvernatori. /Telegrafi/