Site icon Telegrafi

Zgjedhjet në Serbi, Arifi: Kishte parregullsi në vendvotime nga “lista e Kurtit”

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është shprehur se në zgjedhjet e mbajtura në Serbi ka pasur parregullsi të shumta.

Komentet Arifi i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se deputeti shqiptar i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i shërben interesave të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ai foli edhe për bashkëpunimin që ka me Shqipërinë, ku sipas tij, janë disa projekte që janë planifikuar për t’u realizuar sëbashku.

“Ne kemi pasur parregullsi në disa vendvotime nga pikërisht lista e Kurtit, por ato nuk ndikojnë në rezultat, pasi janë kontestuar. Në këtë drejtim ne i urojmë Kamberit për një mandat të dytë të Vuçiqit.

Ne vazhdojmë me luftën politike, ne nuk na sjell asgjë deputeti. Nuk na dëmton as Kurti në këtë drejtim. Ne e vazhdojmë atë punën që kemi filluar. Ne kemi axhendën tonë dhe vizionin tonë për këtë vend. Nuk na dëmton as Kurti në këtë drejtim.

Kemi një bashkëpunim edhe me Tiranën, kemi projekte që po i realizojmë sëbashku. Nëpërmjet investimit në shëndetësi, ekonomi, etj, këto janë punët tona. Deputeti e ka siguruar mandatin ndoshta për të mirën e Vuçiçit, por neve nuk na intereson asgjë”, tha Arifi.

Exit mobile version