Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi sot se zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 21 qershor.
Sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, një gjë të tillë Vuçiq e ka thënë pas takimit me përfaqësuesit e partive, të cilët njoftuan se do të marrin pjesë në zgjedhje.
Siç ka shtuar ai, gjendja e jashtëzakonshme e shkaktuar si pasojë e coronavirusit do të hiqet të mërkurën.
“Ne kemi pranuar idenë e disa partive politike. Zgjedhjet do të mbahen më 21 qershor”, citohet të ketë thënë Vuçiq duke shtuar se gjatë muajit maj nuk do të ketë tubime të mëdha. /Telegrafi/