Site icon Telegrafi

“Zgjedhjet” në Rusi, ushtarët e armatosur dhe të maskuar futen në kabinat e votimit – kontrollojnë votuesit

Analistja amerikane Ivana Stradner ka postuar në profilin e saj në X në video nga zgjedhjet në Rusi.

Se sa ka demokraci në këtë shtet, në krye të cilit gjendet Vladimir Putin, e dëshmon më së miri videoja e Stradnerit, ku shihen ushtarët e uniformuar, armatosur dhe me maska duke u futur në kabinat e votimit për të kontrolluar votuesit, transmeton Telegrafi.

Në video votuesit shiheshin brenda kabinave, kur befasisht “vizitohen” nga ushtarët e maskuar që mbanin armë të gjata dhe me gjasë i kontrollonin nëse po votojnë për të “duhurin”.

Lexo po ashtu Sekretari britanik i Mbrojtjes anuloi udhëtimin e tij në Odesa të Ukrainës gjatë javës së kaluar, për arsye të sigurisë

Në anën tjetër në shumë vendvotime në Rusi është raportuar për djegie të fletëvotimeve por edhe të kutive, duke u munduar me çdo kusht të bojkotojnë zgjedhjet në këtë shtet.

E ata pak kandidatë që konsideroheshin si të “pavarur”, Vladimir Putini ka arritur t’i nxjerrë nga “loja”, ku autoritetet i cilësuan si të “padëshirueshëm” dhe se kanë kritikuar hapur luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version