Site icon Telegrafi

Zgjedhjet në Kukës, kandidati socialist drejt fitores

Kur kanë mbetur edhe pesë kuti për t’u numëruar në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit, kandidati socialist Albert Halilaj i PS-së po shkon drejt fitores.

Gazetari i A2 CNN Ervin Koçi raportoi se kandidati socialist kryeson me 7112 vota përballë kandidatit opozitar Emri Vata me 4278 vota.

“Fitore disi e konsoliduar e kandidatit socialist Albert Halilaj ka 7112 vota përballë kandidatit opozitar Emri Vata me 4278 vota. Gati 3 mijë vota diferencë. Nuk përfshihen 5 kuti që janë në proces numërimi”, tha gazetari.

Partia Demokratike zyrtare nuk paraqiti asnjë kandidat duke bërë unifikim të votave të opozitës.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte me e ulët se në 14 maj rreth 7% më pak dhe sipas përfaqësuesve politikë, fakti që kanë arritur 20 mijë votues është pjesëmarrje e kënaqshme dhe ka tejkaluar pritshmëritë e partive se mendonin që do të ishin 18 mijë votues, pasi nuk kishte votë për këshillin bashkiak.

Gazetari Koçi e cilësoi shembullor procesin e votimit dhe numërimit në Kukës, në ndryshim nga proceset e shkuara ku ka patur tension mes militantëve. /Telegrafi/

Exit mobile version