Në Kroaci janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në mes të pandemisë së coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një Exit Poll i kryer nga Ipsos, e vendos në epërsi partinë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), me 61 deputetë.
Ndërkohë rivali kryesor i HDZ-s, Partia Social Demokratike, e ekstremit të majtë (SDP), u radhit në vendin e dytë, me 44 deputetë, sipas të njëjtës anketë.
Lëvizja Atdhetare, sipas rezultateve të Exit Poll doli e treta me 16 ulëse, ndërsa tetë deputetë u caktuan për Koalicionin e Gjelbërta e Majtë, dhe tetë ulëse të tjera për partinë konservatore, Ura e Listave të Pavarura.
Ndryshe, sondazhet e mëparshme treguan garën e ngushtë midis dy partive kryesore, megjithëse mbetet ende e pasigurt se kush do të mund të fitonte shumicën e ulëseve, ose kush do të mund të jetë në gjendje të krijojë një koalicion shumicë në parlamentin 151 anëtarësh në Kroaci.
Kujtojmë se numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi në Kroaci u rrit në 3 mijë, ndërsa 113 persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/