Qytetarët e Koresë Veriore do të paraqiten në kutitë e votimit dhe dalja afër 100 përqind është e garantuar, bashkë me rezultatin unanim 100 përqind për Partinë e Punëtorëve, për shkak se nuk ka kandidatë të tjerë.
Zgjedhjet e 10 majit për Parlamentin Suprem, janë të dytat që nga koha kur lideri Kim Jong-Un mori pushtetin.
Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo pesë vjet në shtetin komunist. Votuesit teorikisht mund të fshijnë emrin e kandidatit para dorëzimit në kutinë e votimeve, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.
Sipas statistikave, pesë vite më parë dalja në votim ishte 99.97 përqind. Përqindja shumë e vogël e mosdaljes rezulton me ata persona që kanë punuar jashtë vendit.
Personat nga mosha 17 vjeçare mund të votojnë në zgjedhje. /Telegrafi/