Site icon Telegrafi

Zgjedhjet në Iran, konfirmohet fitorja e bllokut të Moqtada al-Sadr

Blloku politik i kryesuar nga kleriku Moqtada al-Sadr, është fituesi i zgjedhjeve që u zhvilluan në Iran gjatë të shtunës së kaluar.

Telegrafi britanik raporton se Sadr nuk mund të zgjidhet kryeministër, ndërsa fitorja e tij në zgjedhje i jep mundësi të mëdha dhe autoritet në negociata, transmeton Telegrafi.

Kleriku, që është kundërshtues i ashpër i Shteteve të Bashkuara dhe ndikimit të Irakut, ka fituar me listën e tij elektorale, 54 ulëse në parlament.

Kleriku al-Sadr

Blloku Al-Fatih i kryesuar prej Hadi al-Amiri, që ka lidhje të ngushta me Iranin dhe funksionoi si një ombrellë për grupet paramilitare që e mundën Shtetin Islamik, doli e dyta me 47 ulëse. Aleanca e Fitores që drejtohet nga kryeministri në detyrë, Haider al-Abadi, ka dalë e treta me 42 ulëse.

Fitorja tij ishte e pa pritshme dhe ndryshim i madh për të ardhmen. Udhëheqësi që u popullarizua për dy sulme ndaj forcave amerikane, ishte lënë anash për shumë vite – zmbrapsi rivalët.

Blloku i tij kundërshtonte vazhdimisht elitën politike, që nga shumica shihen si të korruptuar dhe me qeverisje jofunksionale. Ai ka premtuar ndërtimin e shkollave dhe spitaleve, si dhe ndihmë të madhe ndaj popullatës së varfër.

Negociatat pritet të zgjasin për një muaj, ndërsa qeveria duhet të formohet brenda 90 ditësh, prej shpalljes së rezultateve zyrtare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version