Site icon Telegrafi

Zgjedhjet në Amerikë – fushata e Trump pagoi miliona për të blerë hapësirën kryesore në YouTube

Fushata e Donald Trump ka blerë hapësirën e reklamave në faqen kryesore të YouTube për periudhën kohore të fushatës në zgjedhjet e nëntorit, sipas Bloomberg.

Hapësira dixhitale e referuar si “koka e platformës”, shihet nga miliona shikues çdo ditë dhe mund t’i jap presidentit ekspozim masiv gjatë një periudhe kohore të rëndësishme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendosja e një reklame në vendin kryesor në YouTube mund t’i kushtojë fushatës Trump rreth 1 milion dollarë në ditë.

Raporti i Bloomberg tregon se faqja do të shfaqë reklama të Trump gjatë kandidimit të menjëhershëm deri në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, madje edhe në ditën e zgjedhjeve.

Në vitin 2012, ish-presidenti Barack Obama gjithashtu rezervoi YouTube për të përçuar mesazhin e tij, me vendosjen e reklamave “në kokë të platformës” për ditën e zgjedhjeve.

Përqendrimi në YouTube – që është në pronësi të Google, nënvizon se sa i rëndësishëm është bërë reklamimi dixhital në fushatat elektorale.

“EMarketer” vlerëson se shpenzimet e reklamave dixhitale politike do të kapërcejnë 1 miliard dollarë për ciklin e vitit 2020, falë miliarderëve si Mike Bloomberg dhe Tom Steyer që injektojnë shuma të mëdha parash në garë. /Telegrafi/

Exit mobile version