Telegrafi

Zgjedhjet më 23 qershor 2013?

Patozi tha se OSBE ka kërkuar që të mos jetë data e fundit, ajo e 30 qershorit, për shkak se e ka të vështirë të sjellë vëzhguesit e vet. Patozi tha se PD është pro 23 qershorit, por megjithatë është në dorë të kreut të shtetit të vendosë.

Menjëherë më pas, Nishani është takuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar caktimin e datës 23 qershor për zgjedhjet e ardhshme dhe njësoj me të më pas edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Lefter Koka, ka kërkuar të njëjtën datë. Nisur prej orës 13:00 deri në orën 15:00 do të vijojë takimet me krerët e grupeve Partisë Republikane, Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Kodi zgjedhor parashikon dy periudha për zhvillimin e zgjedhjeve, mars-qershor dhe shtator-nëntor. Legjislatura aktuale ka nisur më 6 shtator të vitit 2009 dhe 6 shtator i vitit 2013 është dita e mbarimit të mandatit të Kuvendit. Rrjedhimisht, zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në periudhën 15 mars- 30 qershor. Duke iu referuar dispozitës sipas së cilës zgjedhjet zhvillohen në dy të dielat e fundit brenda 30 qershorit dy variantet e vetme janë 23 qershori dhe 30 qershori. Sipas Kodit, presidenti duhet të caktojë datën e zgjedhjeve brenda 6 dhjetorit. /Telegrafi/