Një grup qytetarësh përballë gjimnazit “Partizani” me klarinetë e fizarmonikë improvizojnë me ironi kohën e votimeve në komunizëm kur për të votuar ishte vetëm një kandidat. Më pas vijuan drejt Shkollës së Kuqe.
Njësia 8 në Tiranë njihet si bastion i djathtë.
“U rikthye Enveri” thotë një qytetar.
Muzikanët po luajnë muzikë të këngëve që i kushtoheshin Enver Hoxhës dhe komunizmit.
“Turp! Turp! thërrasin ata.
Ndërsa protesta ka pasur edhe nga një grup tjetër qytetarësh pranë qendrës së votimit të vendosur te shkolla ‘Kushtrimi i Lirisë’ në Tiranë.
Qytetarët i konsiderojnë këto zgjedhje moniste një partiake.