Site icon Telegrafi

Zgjedhjet lokale, në Vushtrri ankohet një person se i publikuan lajme të rrejshme dhe të montuara

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Vushtrri, ku një person është ankuar përmes rrjetit social nga dy portale,  janë publikuar video për aktivitete kriminale të ankuesit me lajme të rreme, që janë të prodhuara dhe montuara.

Rasti ka ndodhur më 6 nëntor, në Vushtrri.

“Është raportuar se ndaj ankuesit mashkull kosovar, përmes rrjetit social nga dy portale, janë publikuar video për aktivitete kriminale të ankuesit me lajme të rreme, që janë të prodhuara dhe montuara”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version