Site icon Telegrafi

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen në tetor të këtij viti

Me 63 vota Për, Kuvendi i Maqedonisë e miratoi propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhje me të cilin zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, zgjatet mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal deri në zgjedhjen e të rinjve. Me këtë ndryshim ligjor, vazhdon puna pa pengesa e komunave, që u bllokuan pas 23 marsit. Propozues të këtij ndryshimi ishin Oliver Spasovski, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe Vesel Memedi./Telegrafi/

Exit mobile version