Fushata për zgjedhjet lokale të caktuara më 15 tetor, fillon më 25 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në mbledhje e miratoi afatin për zgjedhjet lokale për anëtarët e këshillave komunale dhe të Bashkisë së Shkupit, kryetarëve të komunave dhe të kryeqytetit.
Inspektimi publik në listën zgjedhore fillon më 21 gusht dhe do të vazhdojë deri më 9 shtator. Afati i fundit për mbledhjen e nënshkrimeve për listat e kandidatëve të pavarur për këshilltarë dhe kryetarë është prej 21 gushtit deri më 4 shtator. Partitë politike listat e tyre të kandidatëve duhet t’i dorëzojnë jo më vonë se 9 shtator.
Në seancë u miratua edhe kërkesa e Ministrisë së Brendshme dhe deri te Ministria për Informatikë dhe Shoqëri për dorëzimin e të dhënave të cilat janë të nevojshme për të krijuar listat e zgjedhësve, si dhe mbushjen e përbërjes së organeve zgjedhore.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor dhe raundi i dytë do të mbahet më 29 tetor.
Kryparlamentari, Talat Xhaferi, dje në mesditë nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale. /Telegrafi/