Telegrafi

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë u monitoruan nga uniformat e zeza serbe (Video)

Serbët e Kosovës votuan deri në orët e vona në zgjedhjet për president të Serbisë.

Ata patën mundësi ta shprehin vullnetin e tyre në 90 vendvotime në gjithë territorin e Kosovës që nga ora 7:00 e mëngjesit.

Në veri gjatë ditës u panë njerëz me uniforma të zeza dhe me flamuj serbë në krah që monitoronin situatën, njofton Klan Kosova.