Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbledhur sot strukturat e partisë.
Telegrafi mëson se mbledhja ka nisur në orën 11:00, ndërkaq do të diskutohet për zhvillimet e fundit në vend.
Po ashtu temë tjetër diskutimi në këtë takim do të jenë edhe lista e kandidatëve për deputetë dje porositë programore për zgjedhjet parlamentare.
Kujtojmë se AAK edhe më herët është shprehur e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ata kanë insistuar se posti i presidentit i takon liderit të kësaj partie Ramush Haradinaj, ndërkaq nuk dihet nëse do të ketë ndërrim mendimi dhe Haradinaj të kandidoj për kryeministër. /Telegrafi/