Analistët vlerësojnë se vizita e komisionarit për zgjerim Johannes Hahn do të ndihmojë në krijimin e një Qeverie më stabile në vend. Mitko Gaxhovski thotë se Qeverinë e re duhet ta formojnë më tepër parti politike, kjo për të siguruar stabilitet dhe zgjidhjen e krizës politike.
”Këtë mesazh e dha edhe Mogerini para një periudhe dhe tanimë është e qartë se formimi i Qeverisë me sa më tepër pjesëmarrës është dalje e vetme nga kriza. Mendoj se zgjedhje të reja të jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje e krizës politike për arsye se kjo nuk do të ndërroj shumë në mandate, por vetëm do të ketë humbje kohe, diçka që për momentin është shumë e rëndësishme për Maqedoninë – tha për Alsat-M, analisti Mitko Gazhovski.
Edhe analisti Albert Musliu tha se Hahn-i në Shkup dha mesazhin për qetësimin e situatës politike.
”Mesazhi kryesor i Hahn-it ishte që ky tension në shoqëri që bëhet, që kjo atmosferë e trysnisë, këto shqetësimet e qytetarëve që bëhen duhet të tejkalohen, partitë politike të veprojnë ashtu siç kanë premtuar gjatë kampanjës, ti qasen punës dhe të fillojnë me punë Kjo bëhet vetëm me krijimin e Qeverisë së re edhe me fillimin e reformave prioritare, të cilët së paku kanë qenë pjesë kampanjave të gjithë partive politike” – tha analisti Albert Musliu.
Duke komentuar kërcënimet e fundit që partia e Gruevskit i bën në adresë të BDI-së, Musliu tha se ato nuk janë asgjë më tepër se një përgatitje e OBRM-PDUKM-së për të kaluar në opozitë./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mZT7mwhYqu8