Telegrafi

Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, votuan 30.33% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka shpallur numrin e qytetarëve që kanë dalë në zgjedhje.

Sipas KQZ, rezulton se në total kanë votuar vetëm  30.33% e 654,538 qytetarëve shqiptarë që kishin të drejtë vote.

Në vend të parë renditet Dibra me 43.35% e qytetarëve.

Në vend të dytë vjen Vora 38.47%, e treta Lushnja me 35.96% dhe e katërta Rrogozhina me 30.92%.

Dy vendet e fundit i zënë Shkodra e Durrësi me përkatësisht 29.11% dhe 26.4% të votuesve.