Testimi ekstern i nxënësve të këtij viti do të zhvendoset për disa ditë më vonë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për 5 qershor, mëson “Meta” nga arsimtarët e shkollave fillore, të cilët dje kanë marrë planin e veprimit për seancën e qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjegjësisht, siç informojnë mësuesit, plani thekson se testimi ekstern do të fillojë më 9 qershor dhe do të përfundojë më 14 qershor, e cila do të kompensohet nga pothuajse gjatë javës. Për krahasim, vitin e kaluar testimi ektern u mbajt nga 2 deri më 10 qershor.
Klasa e nëntë, sipas planit të ri do të testohen nga 9 deri më 13 qershor.
Me gjithë këtë, thonë mësuesit, do të lëviz edhe viti shkollor, për shkak se janë zgjatur edhe datat për ankesa. I tërë procesi me testimin ekstern, sipas ndryshimeve, duhet të përfundojë më 15 korrik, kur të gjitha rezultatet duhet të vendosen në sistem.
Sipas “Kalendarit për organizimin e vitit shkollor 2015/2016 në shkollat fillore”, të përgatitur nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës, qëndron se gjysmëvjetori i dytë fillon më 20 janar dhe mbaron më 10 qershor të vitit 2016, kurse pushimi veror nis nga 11 qershori i viti 2016
Është kërkuar një përgjigje zyrtare nga Ministria e Arsimit, por askush nuk është përgjigjur.
Vitin e kaluar në testimin ekstern janë testuar 183.280 nxënës dhe 17.803 arsimtar. /Telegrafi/