Qytetarët e Kosovës edhe dy ditë do të japin verdiktin e tyre për ata që duan të jenë në krye të vendit për të udhëhequr dhe të kenë një mandat tjetër qeverisës, katërvjeçar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025, raporton Telegrafi.
KQZ ka miratuar edhe Listën e Qendrave të Votimit, ku në mbarë Kosovë janë miratuar 941 sosh.
Por, me Ligjin e ri të Zgjedhjeve të Përgjithshme, siç raporton Telegrafi janë bërë disa ndryshime lidhur me votimin me kusht. Nuk mund të votohet më me kusht në çdo qendër votimi, por vetëm në ato që i cakton paraprakisht KQZ.
E për t’i parë se cilat janë qendrat ku mund të votohet me kusht në secilin qytet, KQZ i ka publikuar ato.
Në këtë LINK mund t’i shikoni se cila është qendra e votimit me kusht në qytetin tuaj, ose poshtë i keni të renditura. /Telegrafi/
Deçan: IAAP. “Tafil Kasumaj” (0101VK, Rr.“Haki Povataj” Pa Nr.)
Gjakovë: SH.M.L.M. “Hysni Zajmi” (0201VK, Rr.Normalja)
Drenas: SH.M.L.Gjimnazi ”GJ.Kastrioti-Skenderbeu” (0301VK, Rr. Ajet Rrukiqi)
Gjilan: Bibloteka “Fan S. Noli” /Bibloteka “Fan S. Noli” (0401VK, Rr. Abdullah Tahiri)
Dragash: SH.F.M.U. “Fetah Sylejmani” (0501VK, Rr. “15 Qershor)
Istog: Gjimnazi “Haxhi Zeka” (0601VK, Rr.Rinia,nr.97)
Kaçanik: SH.M.P. “Feriz Guri dhe Vëllezrit Çaka” (0701VK, Rr. Vëllezrit Çaka)
Klinë: SH.F.M.U “Motrat Qiriazi” (0801VK, Rr. Bill Klinton)
Fushë Kosovë: SH.F.M.U. “Mihal Grameno” (0901VK, Rr. 28 Nëntori)
Kamenicë: Qendra e karrieres(iAAP) “Andrea Durrësaku” (1001VK, Rr.”Adem Jashari”)
Mitrovicë e Jugut: Gjimnazi ‘’Frank Bardhi’’(1101VK, Rr. Uçk Nr.9 Bair)
Leposaviq: Shkolla për fëmijë me nevoja të veçanta (1201VK, Leposaviq)
Lipjan: SH.F.M.U “Adem Gllavica’’(1301VK, Rr. Avdi Kelmendi)
Novobërdë: SH.M. ekonomike (1401VK)
Obiliq: SH.M. Profesionale (1501VK, Rr. Eqrem Qabej, nr.10)
Rahovec: SH.M.U. “Saedin Hajda” (1601VK, Rahovec)
Pejë: Universiteti “Haxhi Zeka” (1701VK, Rr. Eliot Engell pn)
Podujevë: SH.F.M.U.“enver Maloku” (1801VK, Podujevë)
Prishtinë: UP “Fakulteti i edukimit” (1901VK, Rr Agim Ramadani)
Prizren: Shtëpia e Kultures “Xhemajl Berisha” (2001VK, Rr. Remzi Ademaj)
Skenderaj: Gjimnazi “Hamez Jashari” (2101VK, Rr. Osman Geci)
Shtime: IAAP. Shtime (2201V,K Rr.Tahir Sinani)
Shtërpcë: SH.M.L. “Jovan Cvijić” (2301VK, Rr. Svetog Jovana b.b)
Suharekë: SH.F.M.U. “Destan Bajraktari (2401VK, Rr.Avdyl Kuçi)
Ferizaj: SH.F.M. ” Muzikes “Qesk Zadeja” (2501VK, Rr.Besim Rexhepi)
Viti: SH.F.M.U Dëshmorët e Vitisë (2601VK, Rr. Avni Rama)
Vushtrri: SH.F.M.U.- “2” (2701VK, Rr.Qameria)
Zubin Potok: Ndërtesa e Komunës (2801VK )
Zveçan: Ndërtesa e Komunës (2901VK)
Malishevë: SH.M.L.”Ibrahim Mazreku” (3001VK, Malishevë)
Junik: Ish objekti nr.2 SH.F.M.U. “Edmond Hoxha” (3101VK, Rr. Luan Haradinaj, nr. 47)
Mamushë: SH.F.M.U. “Anadolu” (3201, Rr.Aşağı Mahalle Yolu)
Hani i Elezi: SH.M.L. “Dardania” (3301VK, Rr.Xhemsedin Suma)
Graçanicë: SH.F.M.U. “Miladin Mitic” (3401VK, Llaplasellë)
Ranillug: SH.F.M.U.”Veljko Dugošević” (3501VK, Rr.Veljka Dugoševića BB)
Partesh: Shtëpia e kulturë (3601VK, Rr. Sasa Jankovic)
Kllokot: Çerdhe për fëmijë (3701VK, Rr.Svetosavska b.b)
Mitrovicë e Veriut: Kolegji Ndërkombetar i Biznesit (iBCM) (3801VK, Rr. Sami Frashëri)