Site icon Telegrafi

Zgjedhjet brenda PD-së për zgjedhjet lokale, dy kandidatë për Tiranën shkojnë në balotazh

Partia Demokratike nuk ka ende një kandidat zyrtar për Bashkinë Tiranë për zgjedhjet e ardhshme vendore. Nga rezultati votimeve në primaret e së dielës, asnjë kandidat nuk mundi të sigurojë mbi 50 për qind të votave.

Në këtë mënyrë, gara do të shkojë në balotazh mes dy kandidatëve më të votuar, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

Deputeti Këlliçi mori më shumë vota nga të gjithë, 4040, por pa mundur të kalojë pragun e 50 për qind plus 1 votë.

Raundi i dytë do të zhvillohet më 11 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version