Telegrafi

Zgjedhjet amerikane 2020: Të gjithë sytë kah Florida, në betejën Trump-Biden

Rezultatet e hershme nga zgjedhjet presidenciale të SHBA, duke e vendosur Donald Trump kundër Joe Biden, tregojnë një garë të ngushtë në garën potencialisht thelbësore të Floridas.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, me më shumë se 80% të votave të numëruara në Florida, z. Trump, republikan në detyrë, ishte “fyt për fyt” me z. Biden, kundërshtarin demokrat.

Votimi për presidencialet në SHBA përfshin një fushatë të gjatë dhe të hidhur mes pandemisë së coronavirusit.

Ndryshe, më shumë se 100 milionë njerëz kishin hedhur votat e tyre në votimin e hershëm. /Telegrafi/