Fjala “të parët” me siguri do të përdoret shpesh ditën e zgjedhjeve afatmesme në Amerikë.
Më poshtë ju sjellim një listë të kandidatëve që mund të shënojnë historinë në këto zgjedhje.
Guvernatorët afro-amerikanë
Në qoftë se fiton, demokratja Stacey Abrams do të shndërrohet në afro-amerikanen e parë guvernatore të Georgia-s, dhe gruan e parë afro-amerikane guvernatore në tërë vendin.
Andrew Gillum në rast të fitores do të shndërrohet në guvernatorin e parë afro-amerikan në Florida.
Maryland gjithashtu mund të bëhet me guvernatorin e parë afro-amerikan, në qoftë se fiton Ben Jealous.
Guvernatorët nga komuniteti LGBT
Demokrati Jared Polis do të jetë homoseksuali i parë i zgjedhur si guvernator në qoftë se fiton garën në Colorado.
Demokratja Christine Hallquist veçse ka hyrë në histori si transgjinorja e parë e nominuar për guvernatore. Nëse fiton do të behet guvernatoja e parë transgjinore në tërë vendin.
Senati
Arizona do të bëhet me senatoren e parë grua. Në garë janë demokratja Kyrsten Sinema dhe republikanja Martha McSally.
Në Tennesse senatorja republikane, Marsha Blackburn mund të bëhet gruaja e parë senatore nga ky vend nëse fiton garën ndaj demokratit Phil Bredesen.
Dhoma e Përfaqësuesv
Demokratja nga Kansas Sharice Davids dhe ajo nga New Mexico Deb Haaland do te shndërrohen në gratë e para amerikane autoktone të zgjedhura në Kongres.
Myslimanët e parë të zgjedhur në Kongres mund të jenë demokratja nga Michigan, Rashida Tlaim dhe demokratja nga Minnesota Ilhan Omar.
Demokratja Alexandria Ocasio-Cortez, pritet të shndërrohet në anëtaren më të re të Kongresit, në moshën 29 vjeçare. /klankosova/