Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i ka përditësuar shifrat e daljes së qytetarëve në votim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtyre shifrave, vërehet se dalja në votim në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut është më e lartë se sa në pjesën perëndimore.
Konkretisht, numri i votuesve në njësinë zgjedhore 3, deri në ora 11:00 është 18.55%, më e larta në nivel vendor. Në njësinë zgjedhore 4, deri në ora 11:00, dalja e votuesve është 18.44%.
Në njësinë numër 1, deri ora 11:00 dalja e votuesve është 17.47%. Në njësinë numër 5, deri në ora 11:00 dalja e votuesve është 14.92%.
Në njësinë numër 2, deri në ora 11:00 dalja e votuesve është 14.32%.
Njësia numër 6 ka dalje më të ulët. Deri në ora 11:00 kanë votuar vetëm 9.26% e votuesve./Telegrafi/