Site icon Telegrafi

Zgjedhje pa tubime, pllakate, shkrepëse dhe stilolapsa

Në vend të tubimeve të përditshme, pllakateve në të gjithë anët, shpërndarjes së stilolapsave dhe shkrepëseve me motot dhe emblemat e partive politike që garojnë në zgjedhje, praktikë tashmë tradicionale gjatë fushatave zgjedhore në Maqedoni, kësaj radhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do të kalojë në heshtje, vetëm në takime me qytetarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kështu paralajmërojnë nga OBRM-PDUKM, partia e vetme e cila së bashku me partnerët nga koalicioni „Për Maqedoni më të mirë„ do të jenë pjesëmarrës të vetëm në zgjedhje, nëse të njëjtat do të mbahen.

Tani për tani nga partia në pushtet nuk zbulojnë nëse do të organizojnë tubime, ndërsa strategjinë për zgjedhjet nuk e zbulojnë as edhe nga LSDM, e cila nuk merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme, nga ku paralajmëruan që ditën e zgjedhjeve “nuk do të qëndrojnë në shtëpi për të shikuar televizion„.

Nuk ka asnjë paralajmërim as nga BDI dhe PDSH, madje as edhe nga partitë e reja jashtëparlamentare RDK, LR PDSH, BESA, Uniteti, të cilët po ashtu nuk marrin pjesë në këto zgjedhje./Telegrafi/

Exit mobile version