Site icon Telegrafi

Zgjedhje me Listë të pastër janë mision i pamundur para prillit

Kaosi në bazën me të dhënat të cilat nuk janë të përditësuara me vite është shumë vështirë të pastrohet, ndërsa nga kjo më së shumti vuan lista zgjedhore, janë të mendimit e ekspertëve të OJQ-ve cilët në mënyrë aktive e ndjekin problematikën me listat zgjedhore dhe proceset zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ish ministri i punëve të brendshme së bashku me ekspertët e OJQ-ve sot kanë marrë pjesë në debatin „Pastrimi i listës zgjedhore  – mision i (pa)mundur“ i cili u mbajt në klubin GEM në Shkup.

Ekspertët thonë se krahas dekriminalizimit dhe departizimit të institucioneve, nevojitet ndryshim rrënjësor në bazat e të dhënave në të gjithë institucioneve të cilët duhet të bëhet ndërveprues dhe të mbyllura për keqpërdorim nga personat zyrtar.

Darko Aleksovi nga Mosti ka theksuar se kaosi në listën zgjedhore është pasojë e drejtpërdrejtë e bazave të dhënave të vjetërsuara dhe jo funksionale, ndërsa besimi i qytetarëve te KShZ është në rrënje të vazhdueshme për shkak të sjelljes joparimore të komisionit gjatë periudhës kur qytetarët dorëzonin parashtresa, ndërsa KShZ i ka injoruar.

Ish ministri i MPB, Oliver Spasovski, ka thënë që mospasja e vullnetit politik për organizim të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike është arsyeja kryesore për të cilën elita në pushtet nuk përpiqet ta pastrojë listën zgjedhore dhe më tej vazhdon të mbetet me sistemet e vjetra të cilët keqpërdoren.

Donço Gerasimoski nga Ent Statistikor thotë që sistemet e mos përshtatura, ligjet joadekuate dhe mbajtja e parregullt e regjistrave janë problemet kyçe.

Në debatin „Lista e pastruar zgjedhore – mision i (pa)mundur“, e cila sot u mbajt në GEM klubin si përmbyllje e serisë së debateve nëpër gjashtë qytete të Maqedonisë, kanë marrë pjesë ish ministri i МPB Oliver Spasovski, Xhabir Deralla nga „Civil“, Darko Aleksoski nga „MOST “, Biljana Bejkova nga OJQ „Qendra informative“ dhe Donço Gerasimov nga Enti shtetëror për statistika./Telegrafi/

 

Exit mobile version