Telegrafi

Zgjedhje e shkëlqyeshme: Pantallona atraktive kapri (Foto)

Pantallona praktike dhe të rehatshme mbi zogun e këmbës janë zgjedhje e shkëlqyeshme jo vetëm për shëtitje relaksuese verore pranë detit, por edhe për të shkuar në punë dhe për shëtitje në mbrëmje.

Pantallonat kapri me fanellë të thjeshtë apo me këmishë dhe xhaketë bashkë me detaje të përshtatshme, çantë dhe këpucë – janë kombinime ideale për të shkuar në punë, transmeton Telegrafi.

Për takime afariste apo edhe për ndonjë rast më komod, zgjidhni ndonjë model efektiv të pantallonave bashkë me këmishë elegante apo bluzë me nuanca ngjyrë bezhë, të hirtë, të zezë apo të bardhë.

Bashkë me pëlhurën e bardhë vishni fanellë ngjyra të zjarrta apo e kundërta, pantallona me ngjyra të hareshme kombinoni me pjesët e sipërme të gardërobës me nuanca më të qeta.

Ngjyrat rozë metalik janë gjithmonë zgjedhje interesante, madje edhe për të shkuar në punë, bashkë me këmishë klasike dhe xhaketë, ndërsa në raste të tjera më relaksuese mund të kombinoni bashkë me veshjet joshëse.

Kombinimi klasik i xhinseve kapri dhe i xhaketës së lëkurës, me sandale interesante, çanta dhe këmishë mund të jetë veshje e qëlluar, posaçërisht nëse prireni me parullën – sa më pak do të thotë më shumë. Për çdo rast, do të dukeni atraktive, moderne dhe femërore! /Telegrafi/