Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është lutur që kandidati republikan për president të SHBA-së, Donlad Trump, të mos zgjedhet në këtë post.
“Mos e dhashtë Zoti që Amerika ta zgjedh Trump për president”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se nëse ndodh kjo, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve.
Këto deklarata Rama i dha në një intervistë ekskluzive në Zonën e Debatit në Klan Kosova.