Një anëtar i Real Madridit i cili ka qëndruar në kushte anonimiteti ka bërë pohime shokuese për zgjedhjet për president të mbajtura në klubin mbretëror në vitin 2012.
AS ka intervistuar individin në fjalë i cili ka dashur të mbetet anonim, por që ka pohuar se atij i është thënë nga dikush që përkrahë Florentino Perezin që të votojë për të.
“Unë njoh njerëz që kanë pasur situata të ndryshme në stadium, njerëz që kanë demonstruar kundër Florentinos dhe janë ndjekur, ka pasur njerëz që u është marrë edhe bileta sezonale”.
“Unë nuk kam frikë fizike, unë dua që të shkoj të shikoj futboll me djalin tim. Kush do që nuk ndjek filozofinë e Florentinos dënohet”, u shpreh ky antar.
Ai shpjegoi fije e për pe procedurën e manipulimeve të rezultateve të votimeve dhe se si anëtarët janë korruptuar për të votuar për Florentino Perezin.
Perez ka humbur përkrahjen së fundmi, për shkak të dështimeve në tregun e transferimeve dhe mungesës së trofeve. /Telegrafi/