Partia Demokratike e Kosovës më 3 korrik do të mbajë Konventën ku do të zgjedh kryetarin e ri.
Deri më tash edhe pse janë përfolur shumë emra që do t’i hyjnë garës për të parin e PDK-së, ende nuk është zyrtarizuar asnjë kandidaturë.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka pyetur se ku janë kandidatët për kryetar.
“Ku janë more kandidatët për Kryetar? Rrini rrini 3 korriku erdhi”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/