Afaristja Erëza Vela ka reaguar pas humbjes së garës për kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).
Kjo organizatë sot zgjodhi ish-drejtorin e Doganës, Lulzim Rafunën për kryetar.
E në reagimin e saj Vela ka thënë se sot në OEK u vutua për parti politike, jo individ.
Sipas saj, koha do ta dëshmojë se zgjedhja e Rafunës në këtë pozitë, është e gabuar.
“Në humbje e në fitore, unë fokusohem me dhënë 100 përqindëshin tim. Preferoj me humb me profesionalizëm, nder dhe kokë lartësi, sesa me fitua me mashtrime, kontrabandime e përkrahje të taborreve politike”, ka shkruar Vela në profilin e saj në Facebook.
“Arma ime në këtë garë ishte përvoja profesionale, përvoja në biznes, përvoja akademike dhe një plan super vizionar. Bizneset e OEK nuk i patën këto si kritere për me e vlerëso Kryetarin e OEK. Ata sot votuan parti politike, jo individ. Koha ka me e dëshmua qe Lulzim Rafuna ka qene zgjidhja e gabuar”.
Kuvendi i OEK-ut zgjodhi sot Rafunën kryetar me 27 vota. Mandati i tij është katërvjeçar.
Lulzim Rafuna më parë ishte ish-drejtor i Doganës së Kosovës, ministër në detyrë i Financave dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza, dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Ndërkaq, Erëza Vela mori 11 vota si dhe kandidati tjetër, Ruzhdi Kurtishaj mori 12 vota. /Telegrafi/