Site icon Telegrafi

Zgjedhja e futbollistit, me cilësi apo me jarani

Për trajnerin e mirënjohur Jusuf Tortoshi, vota për një futbollist është përgjegjësi dhe trajneri duhet t’ia parashtrojë vetes disa kritere para se të vendosë.

“Fillimisht duhet shikuar përformanca e atij lojtari, sjellja e tij dhe sigurisht trofetë e fituara. Lojtari gjatë vitit luan për të fituar trofe dhe ato e bëjnë të suksesshëm atë, gjë kjo që e bën kandidat për të fituar “Topin e Artë”. Pra, sukseset e një lojtari janë trofetë dhe ky është një kriter i fortë që duhet të merret për bazë”, tha Tortoshi.

Edhe për trajnerin Agron Selmani, zgjedhja e sportistit ka kritere të cilat duhet të jenë strikte dhe të respektohen.

“Plasmani i ekipit ne renditjen përfundimtare, pjesëmarrja dhe plasmani në garat ndërkombëtare, fitues në garat nivel vendi si dhe etika sportive. Këto duhet të jenë kriteret bazë”, tha Selmani, sipas të cilit sivjet gjërat janë shumë më të koklavitura.

“Për shembull, Llamkos Kosova në pjesën e parë të këtij viti mezi siguroi ekzistencën, sivjet është kampione vjeshtore. Hysi, kishte probleme tash në krye, dhe së fundmi Prishtina që fitoi gjithçka në pjesën e dytë ka probleme. Pra, konfuziteti qëndron tek krahasimet e rezultateve në kontest të kohës në njërën anë dhe të anës tradicionale të zgjedhjes së sportistit të vitit në anën tjetër. Ky krahasim patjetër se prodhon momente të kënaqësisë dhe të pakënaqësisë”, tha Selmani. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version