Site icon Telegrafi

Zgjedhin gratë, këta janë finalistët për Veturën e Vitit 2025

Një juri ekspertësh e përbërë nga 82 gra me profesion gazetare të automobilizmit, nga 55 vende të botës në pesë kontinente, zgjodhi gjashtë modele që hyjnë në betejën përfundimtare për titullin e veturës më të mirë në botë në vitin 2025.

Përveç veturës më të mirë, Vetura e Vitit në mbarë botën për femra (WWCOTY) këtë vit prezantoi edhe dy çmime të reja – për teknologjinë më të mirë “Teknologjia më e mirë” dhe çmimin për markën më të dedikuar për gratë “Çmimi Sandy Myhre”.

Sot, juria e WWCOTY shpalli zyrtarisht fituesit në gjithsej tetë kategori për çmimet e këtij viti, transmeton Telegrafi.

Gara për çmimin kryesor filloi me 80 modele. Të gjithë u ndanë në gjashtë kategori të cilave u përkasin, dhe gazetarët kishin për detyrë të vozitnin dhe vlerësonin modelet e reja nga klasat e mëposhtme: Model Urban (makinë qyteti), Compat SUV (SUV qyteti), veturë e madhe (limuzinë), SUV i madh SUV), 4×4/Pick-up dhe Performance dhe vetura luksoze (vetura sportive dhe luksoze).

Të 80 veturat duhej të plotësonin disa kritere, si për shembull që modelet duhet të ishin të reja dhe të përfaqësonin një gjeneratë të re, jo një ridizajn, dhe se shitja e tyre kishte filluar në të paktën dy kontinente ose në të paktën 40 vende.

Gjithashtu theksohet se këtu nuk zgjidhet një “veturë për femra”, sepse një kategori e tillë nuk ekziston, por merren parasysh siguria, cilësia, çmimi, përshtypjet e drejtimit, ndikimi në mjedis dhe parametra të tjerë të rëndësishëm për çdo drejtues mjeti.

Para nesh është një listë me 6 fituese në klasat e tyre, të cilat hyjnë në luftën finale për çmimin kryesor, që është Vetura Botërore e Vitit WWCOTY, e cila do të shpallet më 6 Mars 2025, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Përveç veturave, në listë janë përfshirë edhe automjetet në dy kategori të reja.

Të gjitha automjetet e listuara përfaqësojnë përsosmëri për sa i përket sigurisë, drejtimit, teknologjisë, komoditetit, efikasitetit, ndikimit mjedisor dhe vlerës për para.

Fituesit sipas kategorive

Modeli urban: Mini Cooper

SUV kompakt: Kia EV3

Veturë e madhe: Audi A6 e-tron

SUV i madh: Hyundai Santa Fe

4×4/: Toyota Land Cruiser

Performanca dhe vetura luksoze: Porsche Panamera

Teknologjia më e mirë: BYD

Çmimi Sandy Myhre: Volvo

Ky është edicioni i 15-të i çmimeve të dhëna nga WWCOTY, juria e vetme e përbërë ekskluzivisht nga gra në industrinë e automobilave në mbarë botën.

“Puna e jurisë nuk ishte e lehtë, sepse këtë vit kishte më shumë konkurrentë se kurrë më parë. Ka marka dhe modele të reja që janë gjithashtu të cilësisë së lartë”, thotë Marta García, presidente e jurisë për “Vetura e Vitit në mbarë botën për femra”.

“Asnjë votë nuk u dha rastësisht. Veturat iu nënshtruan testimeve të kërkuara, analizave të hollësishme dhe krahasimeve me konkurrentët. Kjo është arsyeja pse çmimet WWCOTY janë pikë referimi për miliona blerës në mbarë botën”.

Rezultati janë gjashtë vetura që përfaqësojnë ekselencën në kategorinë e tyre, veturat që meritojnë një nga çmimet WWCOTY World Car of the Year.

Këta gjashtë fitues, të shpallur tashmë, do të shkojnë në raundin përfundimtar të gjykimit për të zgjedhur fituesin, i cili do të shpallet më 6 mars në kanalin “Womens Worldwide Car of the Year” në YouTube. /Telegrafi/

 

Exit mobile version