Është zgjedhur në Tepelenë, Miss Shqipëria e këtij viti.
Në një spektakël ku vajzat pjesëmarrëse sfiluan duke paraqitur bukurinë e tyre natyrale dhe shumë artistë të ftuar krijuan atmosferë, në fund u zgjodh më e bukura. Fituesja e Miss Shqipërisë së 19-të është Alessia Çoku.
Me një bukuri klasike shqiptare dhe linja shumë të holla trupore, Alesia u ul në fronin e më të bukurës.
Gjatë spektaklit u ndanë edhe çmimet Miss Interneti, Miss Press dhe Miss Miqësia, transmeton revistaclass.
Spektakli, në regjinë e producentit Petri Bozo u transmetua live nga TVSH dhe u prezantua nga Kastro Zizo dhe Einxhel Shkira. Ky Miss organizohej për herë të parë në kalanë e Ali Pashës në Tepelenë.