Telegrafi

Zgjedhet kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit

Me 15 vota “për” Xhemile Mehmeti nga Lëvizja Besa sot është zgjedhur kryesuese e Këshillit të Komunës së Çairit.

Për Mehmetin kanë votuar 9 këshilltarët e BDI-së, 4 të LSDM-së dhe 2 këshilltarë të Lëvizjes Besa.

Ndërsa në momentin e votimit mbledhjen e kanë braktisur 6 këshilltarë tjerë të Lëvizjes Besa, 4 të OBRM-PDUKM-së dhe këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/