Site icon Telegrafi

Zgjedhet kryesia e re e OVL-UÇK

Është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë takim më votat e anëtarëve të Këshillit Drejtues u zgjodh kryesia e OVL – UÇK-së.

Më këtë përbërje: Kryetar i OVL – UÇK – së: Hysni Gucati, transmeton Telegrafi.

Anëtaret e kryesisë: Fatmir Sopi, Gazmend Syla, Rafet Llapashtica, Fetah Bekolli, Jetullah Geci, Ali Mejzinolli, Istref Asllani, Shkumbin Demaliaj, Hajdin Balaj, Avdyl Krasniqi, Ilmi Ramusholli.

Enver Hajdari, Destan Zekolli, Emin Lati, Alban Asllani, Salih Krasniqi, Rafet Ibishi, Bajram Mehmetaj, Muhamet Aliu, Arben Bazaj.

Isuf Mazreku, Orhan Bislimaj, Bujar Haradinaj, Ramadan Gashi.

Gjithashtu në këtë takim Ramadan Gashi u zgjodh sekretar i OVL -UÇK-së.

Në mënyrë unanime Këshilli Drejtues zgjodhi Migjen Shalen anëtar nderi i kryesisë së OVL-UÇK-së.

“Të vetëdijshëm për punën dhe detyrat që presin kryesinë e OVL – UÇK-së, të gjithë u zotuan për angazhimin, bashkëpunimin për mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani kur lufta e drejtë e UÇK-së po përballet më procese gjyqësore të padrejta, çdo herë misioni i OVL – UÇK-së do jetë mbrojtja dhe lufta kundër Gjykatës Speciale dhe këtyre gjyqeve të montuar, të padrejta dhe politike”, thuhet në njoftimin nga OVL-UÇK.

Tutje, theksohet se “duke uruar që krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kthehen sa më parë në Kosovë dhe të triumfojnë kundër kësaj padrejtësie të madhe që po bëhet në emër të drejtësisë. Falë luftës së UÇK-së, sot kemi shtetin e Kosovës, liria nuk mund të jetë e plotë pa lirinë e udhëheqësve dhe ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”./Telegrafi/

Exit mobile version