Telegrafi

Zgjedhet komisioni i ri i Granteve

Ahmet Shala, ministër i MEF-it tha se roli i komisionit të Granteve është i përcaktuar me ligjin mbi financimin e pushtetit lokal dhe ka të bëjë me ndarjen e Granteve të përgjithshme dhe atyre specifike. Në mbledhjen e parë të këtij komisioni, sipas tij do të diskutohen mënyrat e ndarjes së Granteve, konform ligjit. Mirëpo Shala pohoi se sfidë ende do të mbetet regjistrimi i popullsisë, pasi që kjo çështje është ngritur disa herë si jo të përshtatshme për disa nga komunat. Ai tha se ligji mbi qeverisjen e pushtetit lokal është aprovuar së bashku me një listë të numrit të popullatës nëpër komuna, e cila mbase nuk përkon me realitetin. “Edhe vitin e kaluar kemi pasur sfidë, si duket edhe këtë vit do të kemi dhe deri në regjistrimin e popullsisë kjo do të mbetet e tillë”, tha ai.