Deputetët kanë zgjedhur drejtor të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, Raif Pretenin me mandat 5 vjeçar, kurse për pozitën e zëvendësdrejtorit do të përsëritet konkursi.
Për pozitën e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, në garë ishin Raif Preteni dhe Nazmi Jashari.
Ndërsa, Kuvendi nuk ka arritur që ta zgjedh edhe zëvendësdrejtorin e këtij institucioni, pasi që dy kandidatët Halil Bllaca dhe Bogoljub Stavinkoviq, nuk kane marrë votat e mjaftueshme.