Site icon Telegrafi

Zgjedhen menaxherët më të mirë në Maqedoni për vitin 2017

Asociacioni i Menaxherëve në Maqedoni (AMM) ka ndarë çmimet për menaxher dhe menaxhere më të mirë në vend. Çmimin si menaxhere më të mirë e mori Anita Spasovska nga kompania “Buçen Kozjak”, ndërsa menaxher më i mirë u zgjodh Igor Krpaçovski nga kompania “ArcerolMittal”.

Ngjarja solemne u mbajt në hotelin “Meriot” në Shkup, ku të pranishëm ishin 150 përfaqësues të bizneseve, politikës, kulturës dhe mediave, si dhe misafyrë nga rajoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Asociacioni i Menaxherëve në Maqedoni është organizatë e pavarur, e themeluar në dhjetor të vitit 2015, qëllimi i së cilës është krijimi i rrjeteve të bizneseve, edukimi, promovimi dhe avokimi i interesave të menaxherëve-anëtarëve./Telegrafi/

Exit mobile version