Tre fotografi janë përzgjedhur si fituese të fushatës në rrjetet sociale #traditavazhdon nga Djathë Rugove. Vlora Blakaj, Atdhe Sylaj dhe Gazmend Badivuku si fitues të kësaj loje përveç që do të kenë fotografitë e tyre të shfaqura në billborde në Prishtinë, poashtu edhe do të udhëtojnë në bjeshkët e Rugovës për një fundjavë.
Fushata e cila ka zgjatur 3 javë ka ftuar qytetarët që në rrjetet sociale të dërgojnë rikrijime të fotografive të fëmijërisë dhe t’i postojnë ato me hashtag #traditavazhdon. Rreth 70 rikrijime janë postuar gjatë fushatës, shumica prej tyre duke kthyer kujtime dhe nostalgji nga fëmijëria.
“Kur e rikrijova fotografinë me shokë, totalish jam kthyer në kohë,” ka thënë Nita për eksperiencën e saj të rikrijimit të fotografisë.
Fushata zyrtarisht është mbyllur të mërkuren në ora 20.00, ndërsa sot janë shpallur fituesit përfundimtarë pasi që janë verifikuar të gjitha pëlqimet dhe votat e dërguara për fotografitë.
Përzgjedhja e fituesëve është bërë në bazë të pëlqimeve dhe votave që të gjitha fotografitë kanë marrë në rrjete sociale dhe ne faqen zyrtare rugove.eu/traditavazhdon/
Renditjen e plotë të fotografive mund ta gjeni në linkun rugove.eu/traditavazhdon/galeria/.
Artikull i sponsorizuar