Site icon Telegrafi

Zgjedhën edhe dy gjyqtarët e Kushtetueses

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në raundin e dytë kanë zgjedhur Safet Hoxhën dhe Nexhmi Rexhepin për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, derisa, në raundin e parë është zgjedhur Remzie Istrefi-Pecin.

Pas raundit të dytë të votimit deputetët kanë votuar Nexhmi Rexhepi me 66 vota , ndërsa Safet Hoxhën me 62.

Ndërkohë kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur që emrat e tre gjyqtarëve të propozuar nga Kuvendi i Kosovës do të dërgohen për dekretim tek presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version