Site icon Telegrafi

“Zgjedh, mua ose qenin”: Kënd mendoni se e zgjodhi djaloshi?

I trishtuar mashkulli nga Virxhinia në SHBA detyrohet të vendosë një njoftim në një faqe online.

“E fejuara ime nuk e do qenin tim Molly. Kështu që duhet t’i kërkoj asaj një shtëpi të re.

Është racë e pastër dhe jeton me mua prej katër vjetësh. I pëlqen të luajë por nuk është shumë e stërvitur. Ka flokë të gjatë që kanë nevojë për trajtim të kujdesshëm.

Mund të qëndrojë zgjuar gjithë natën dhe e zë gjumi kur unë shkoj në punë. Ha vetëm ushqim të zgjedhur dhe që kushton shumë.

Asnjëherë nuk del te porta të më përshëndesë kur unë kthehem nga puna dhe nuk iu dhuron dashuri të pakushtëzuar kur jeni poshtë me moralin. Nuk kafshon por ama di të jetë e keqe në momente të caktuara.

Atëherë…Kush është i interesuar për të fejuarën time 30-vjeçare, egoiste, dashakeqëse dhe aventuriere?

Hajde dhe merreni! Unë dhe qenushi im duam një shtëpi të re për të sa më shpejt të jetë e mundur!”, shkruan mashkulli i cili duket se e ka bërë zgjedhjen e tij.
 

Exit mobile version